Alarm antraksi në zonën e Matit

Shqipëria

Alarm antraksi në zonën e Matit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

Te gjitha kafshët e fshatit Frankth në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit do t’i nënshtrohen vaksinimit kundër sëmundjes së antraksit.

Pas kronikës së transmetuar në Vizion Plus mbi rastin e shënuar në këtë fshat, menjëherë Ministria e Bujqësisë ka nisur 500 dozat e para të vaksinës për kafshët e fshatit, gjedhët dhe të imtat. 

500 dozat e vaksinave po ruhen pranë zyrës së Bujqësisë Mat, ndërsa ka nisur menjëherë vaksinimi në fshat. 

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër Novruz Jashari, tha se të gjitha kafshët e vatrës së antraksit në fshatin Frankth do te vaksinohen.

Sipas psecialistëve të Bujqësisë, zona ku është shfaqur antraksi do të mbahet e mbikqyrur në një periudhë të gjatë kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat