Jozefina Topalli ”rikthehet” në Kuvend - Bota Sot
Jozefina Topalli ”rikthehet” në Kuvend

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Jozefina Topalli ”rikthehet” në Kuvend

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:10
Jozefina Topalli

Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit në ambientet e jashtme të Kuvendit ka bërë bashkë sot qeverinë dhe opozitën, ku në sy binte dhe rikthimi në skenën politike i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Shumë kohë pasi ajo është pozicionuar si një nga kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës, ajo do të ketë sot një përballje me kreun e PD-së dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nuk dihet nëse Topalli do të ketë një deklaratë të saj për mediat apo do të preferojë që të shmangë çdo reagim, që do të ndryshonte qëllimin e vizitës së saj.

Nga fotot e LSA shihen disa momente interesante, kur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test