“Në parlamentin shqiptar ka të paktën 3 deputetë që kanë qenë spiunë të regjimit”

Shqipëria

“Në parlamentin shqiptar ka të paktën 3 deputetë që kanë qenë spiunë të regjimit”

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:44
Erald Kapri

Studiuesi dhe njëkohësisht pjesëtari i Partisë Demokratike Erald Kapri, ka deklaruar se të paktën 3 deputetë shqiptarë kanë qenë ish spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Deklaratën Kapri e ka bërë gjatë një intervistë në studion e Syri.net, ku ka thënë se ka deputetë aktualë që dikur ish bashkëpunëtorë të rrëgjimit komunist. Kapri shprehet se njëri prej tyre është një drejtues i lartë, por i rekrutuar si bashkëpunëtor nga regjimi përmes forcës, pra pa dëshirën e tij.

‘Ka disa deputetë që janë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Ligji nuk e vendos parlamentin në mënyrë të detyrueshme. 3 ose 4, por 3 deputetë është e sigurtë që janë ish-spiunë dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Ka një drejtues të lartë me dosje, i cili është rekrutuar me zor nga institucionet e kohës dhe nuk ka marrë njeri në qafë’, është shprehur studiuesi.

Kapri nuk ka deklaruar emrat e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të komunistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat