Nga e hëna “Rruga e Kombit” me pagesë për shtetasit e Kosovës

Shqipëria

Nga e hëna “Rruga e Kombit” me pagesë për shtetasit e Kosovës

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:40
Rruga e Kombit

Publikohet në Fletore Zyrtare skema zbritëse e tarifës për përdoruesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës pjesë e autostradës Milot-Morinë. Tarifa nis të hënën data 17 shtator.

Skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë që përfshin tri kategori: Automjetet e banorëve të qarkut Kukës, Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit dhe Automjetet e përdoruesve të shpeshtë.

Në kategorinë e parë të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës.

Këto automjete do të pajisen me OBU-në (On Board Unit) e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje.

Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH.

Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit)”

Shpenzimet e kryera nga shoqëria koncesionare për koston e pajisjes (OBU) së sistemit Digital Pass, e cila do t’u jepet falas banorëve të qarkut Kukës, do të përballohet nga pagesa e parashikuar në kontratën e koncesionit. Përdoruesit e qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar.

Në kategorinë e dytë përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim.
Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot–Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në (kostoja e OBU-së do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete.

“Lidhur me kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh, pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, si më poshtë vijon:

Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %; ii. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %; iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %;
Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat