“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë edhe Shqipëria…Jemi gati ta mbrojme deri në fund”, thanë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e tyre para Kuvendit ku pritet të kalojnë disa ndryshime që në thelb I hapin rruges prishjes së godinës aktuale.
Përfaqësues nga shoqëria civile por edhe nga bota e artit i kërkuan mazhorancës që të heqë dorë nga ky proces.
Por kryeministri Edi Rama nuk ka lënë hapësirë për të shpresuar të kundërtën.
“Ajo është një godinë e marrë fund që vetëm teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet…”, tha Rama në Kuvend