S'ka më gjyqe për Velierën

Shqipëria

S'ka më gjyqe për Velierën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:16
Ilustrim

Gjykata e Durrësit ka pushuar hetimet për “Velierën” dhe nuk ka gjetur shkelje për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Njëjtë si prokuroria, edhe Gjykata e Durrësit vendosi se kreu i Bashkisë nuk ka shpërdoruar detyrën.

Pak ditë më parë Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, ndërsa sot Gjykata vendosi pezullimin.

Dy organizata kishin denoncuar Dakon për shkelje ligjore. Shoqëria Civile me përfaqësues Sazan Guri dhe Mirela Jorgo kallëzuan kryebaskhkiakun me argumentin se projekti për Velierën cënon trashëgiinë arkeologjike.

Sheshi Veliera ka prej shkurtit të vitit 2017 që është i bllokuar. Sheshi në qendër të Durrësit është kthyer në një varr të hapur për qytetaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat