Një person ka humbur jetën, pasi makina ku po udhëtonte u përplas me një tjetër në aksin Elbasan-Peqin.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çengelaj.
Viktima sipas policisë është Sefedin Alla 62 vjeç.
Ai ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të paktën një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.