Legalizimet, 280 familjet që kanë gati lejet në rrethin e Tiranës

Shqipëria

Legalizimet, 280 familjet që kanë gati lejet në rrethin e Tiranës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:51
Ilustrim

Drejtoria e ALUIZNI-t, Tiranë ka publikuar listën me 280 pronarët që kanë gati lejen në njësitë administrative të Tiranës. Bëhet fjalë për leje të nxjerra gjatë këtij muaji, ndërsa personat që e gjejnë emrin në listë duhet të drejtohen pranë drejtorisë në Laprakë.

“Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të rrethit ku ndodhen me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Për të gjithë vetëdeklaruesit e tjerë që nuk figurojnë në këtë listë ju informojmë se nga ana e ALUIZNI-t po punohet në mënyrë intensive për pajisjen e tyre me leje legalizimi”, bën të ditur Drejtoria e ALUIZNI-t. Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë.

Tapia Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë.

Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². 

Legalizimet, 280 familjet q... by on Scribd

Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat