Vokshi: Lista e Check Up, fiktive

Shqipëria

Vokshi: Lista e Check Up, fiktive

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:38
Deputetja e e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mohuar se 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, madje shton se listat janë fiktive.

Në deklaratë Vokshi shprehet se “të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një, me të njëjtat mashtrime për shëndetësi falas.

Sipas Vokshit, qytetarët janë detyruar të bëjnë Check up. “Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up çdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban:emra të personave që nuk jetojnë më; emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up; emra të sëmurësh që i detyrojnë të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar;emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar; emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up; emra mësuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës”, shprehet Vokshi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat