“Duhet ngritur steka e të bërit politikë. Zgjidhja e vetme është demokracia”

Shqipëria

“Duhet ngritur steka e të bërit politikë. Zgjidhja e vetme është demokracia”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:41
Ylli Manjani, Edi Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është treguar mjaft i drejtpërdrejtë, duke hedhur akuza mbi qeverinë. Ai thotë se partia kontrollon çdo gjë, dhe se modeli politik i Rilindjes është monizmi.

Ai po kështu sqaron në Facebook pse është i këtij mendimi. Për të, monizmi është arsyeja për dhunimin e lirive themelore të çdokujt. Në monizëm nuk lejohet të kesh privatësi, të mendosh e të flasësh, të kesh pronë.

Pra, e folura është veçanërisht krim i rëndë. Në monizëm nuk ka debat politik, parlament mbi qeverinë, drejtësi e shtet mbi pushtetin.

Ndodhur në këto kushte, ai jep sugjerimet e radhës. Manjani i drejtohet opozitës, që të godasë monizmin si filozofi dhe model politik. Në këtë analizë, ai nënvizon se opozita e sotme ka një shans të madh. Atë të ndërtimit të një sistemi të ri politik. Një sistem që bazohet te demokracia, barazia dhe liria, jo më tek partia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat