Mbyllen hetimet për Edi Ramën, reagon Vasili: Tjetër turp nga prokuroria e blerë

Shqipëria

Mbyllen hetimet për Edi Ramën, reagon Vasili: Tjetër turp nga prokuroria e blerë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Petrit Vasili

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet për Ramën, që nisën fill pas kallëzimit penal të bërë nga dy krerët e grupeve parlamentare të PD-së e LSI-së, të cilët e akuzuan kryeministrin për kanosje e kërcënim publik ish oficerin e policisë Emiljano Nuhu.

Ish polici ishte personi i cili risolli në qendër të vëmendjes rastin e skandalit me Xhisiela Malokun, vazja e re që u dhunua fizikisht nga ish i dashuri i saj, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Në intervistën e tij Nuhu më tutje do të shprehej se në tentativë për të çuar përpara hetimet për djalin e deputetit, në zyrën e tij në Fushë- Krujë u paraqit deputeti Rraja me të vëllanë si dhe Taulant Balla (kryetar i grupit parlamentar të PS-së) me kryebashkiakun Bushi. Nuhu denoncoi se mbi kokën e tij është drejtuar një pistoletë nga ana e vëllait të deputetit socialist Rraja, si formë kërcënimi për të mbyllur dosjen ndaj Rexhep Rrajës.

Kohë më vonë Rama u shpreh publikisht për Nuhun duke e cilësuar një horr të cilit nuk do t’i ndahej. Pikërisht mbi këtë akuzë të kryeministrit, PD e LSI depozituan një kallëzim penal, i cili sot ka marrë dhe përgjigjen organi i akuzës.

Prokuroria ka vendosur që të mos hapë hetim ndaj kryeministrit, një verdikt që sipas Petrit Vasili është një tjetër turp i madh për organin e akuzës.

STATUSI I VASILIT:

Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.
Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.
Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.
Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat