Karate për të gjithë!

Sporti

Karate për të gjithë!

Nga: Raif Musa Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:24
Karate për të gjithë!

Nga përvoja ime e gjatë të punës me student të moshave të ndryshme dhe përgatitja ime akademike, kam arritur që të analizoj çdo përpjekje që adreson çështjen fizike, emocionale dhe ndijore të studentëve të mi. 

Shumica prej nesh e dijnë për përfitimet fizike nga aktivitetet dhe ushtrimeve fizike, prandaj fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik për të krijuar forcë, fleksibilitet, koordinim, ekuilibër dhe durim. 

Sidoqoftë, aktiviteti fizik dhe stërvitja gjithashtu nxit zhvillimin e trurit, rrit vëmendjen dhe përqendrimin dhe rrit besimin - duke promovuar shëndetin dhe mirëqenien.

Pra: "Qëllimi im është që të dalim nga kjo pandemi më të fortë se kurrë dhe t'i tregojmë të gjithëve se përmes adaptimit dhe inovacionit, ka një dritë në fund të këtij tuneli shumë të errët! ".

Dhe, për të tejkaluar këtë ngërç karantinues, fëmijëve tanë u kërkohet të qëndrojnë aktiv pavarësisht se ata nuk po përjetojnë klasë të edukimit fizik ose pushim të strukturuar. 

Prandaj jam përpjekur që me kontributin tim modest nëpërmes plaformës: 

“ Karate për të gjithë “( në Fb dhe Zoom) ,të fuqizojë të gjithë për të arritur potencialin e tyre të plotë si mendërisht ashtu edhe fizikisht.
 Qëllimi im është të ndërtoj mendje të forta, trupa të shëndetshëm, karakter të mirë, vetë-disiplinë, besim dhe vetë-kontroll tek të gjithë. 

“ Karate për të gjithë ” është një qasje ndryshe e Karate Do, që ngjason në terapi për të analizuar dhe rritur aftësitë e çdo studenti individual për të qenë i suksesshëm në komunitetin e tij. 

Pra, njohuri të tilla si njohuritë e vetëmbrojtjes, forcës dhe fleksibilitetit, vëmendjes dhe përqendrimit, aftësive motorike, si dhe vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.

Pra: ” Karate për të gjithë ”  në shtëpinë tuaj  çdo herë do ju mësoj vetëmbrojtje, do ju përmirësoj forcën, fleksibilitetin, koordinimin, ekuilibrin dhe qëndresën, si dhe do të nxit zhvillimin e trurit, do të rrit vëmendjen dhe përqendrimin, besimin, disiplinën dhe vetëkontrollin.
Autori është trajner i klubit karatesë Kastrioti nga Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat