E pabesueshme, turp si sportisti e dhunon të dashurën

Sporti

E pabesueshme, turp si sportisti e dhunon të dashurën

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:54
E pabesueshme, se si sportisti e dhunon të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë.

Ish lojtari i ekipit të futbollit amerikan, New York Jets u bë protagonist pasi dhunoi në mënyrë të turpshme ish të dashurën e tij.

Zac Stacy dhunoi rëndë ish të dashurën e tij Kristina Evans. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit, ku Zac kishte shkuar të vizitonte djalin e tij. Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme.

“Policët e Oklandit erdhën në shtëpinë time dhe nuk menduan që ishte një gjë serioze për ta arrestuar në atë moment. Telefonova për katër ditë autoritetet derisa të gjendej zgjidhja”, u shpreh Evans.

Ajo u shpreh gjithashtu zhgënjimin e saj për forcën policore, të cilët nuk e trajtuan si duhet këtë incident.

Sipas saj Zak e sulmoi për shkak xhelozie. Çifti janë ndarë që në muajin gusht. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit. Për momentin Kristina e  ka paditur ish të dashurin, i cili është ende në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat