Vazhdon katastrofa në palestrën e sportit në Ferizaj, dikush jep urdhër...

Sporti

Vazhdon katastrofa në palestrën e sportit në Ferizaj, dikush jep urdhër...

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2022 Në ora: 14:41
Gjeneratori i prishur, foto me 8 shtator 2022

Klubet e sporteve me dorë as në tokë dhe as në qiell! 

Gjeneratori nuk është rregulluar, ndërsa palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj është në gjendje katastrofë.
Burimet tona bëjnë të ditur se hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt (meshkujt), mbrëmë me “zor” janë futur në palestër dhe kanë ushtruar në gjysmën e fushës, që ka pasur deri diku kushte.

“Është dhënë urdhër nga një zyrtar i sportit të mos na lejojnë me stërvit në palestër për shkak të renovimit, e ky renovim ka pothuajse tre muaj që po bëhet.

Ku të stërvitemi. Në sallën e kazermës ushtarake nuk janë kushtet adekuate”, tha një zyrtar i një klubit.

Merret vesh se sot edhe femrat e klubit të hendbollit Kastrioti, do të stërviten në palestër në këto kushte të mjerueshme po ashtu edhe KHF Ferizaj.

Gjeneratori është i prishur. “Nuk është rregulluar gjeneratori, është i prishur! Po thonë se do të rregullojnë, herë thonë me pru një të ri, as njëri dhe as tjetri, gjendja është si sot si para një jave si para dy jave”, tha një burim.

Si gazetar prapë vizituam palestrën brendapërbrenda dhe nuk ka asnjë lëvizje! Klubet po rrezikojnë shumë edhe ashtu në krizë financiare, tani e kanë edhe një barrë shtesë, palestra nuk është askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat