Po turp i madh në Istog

Sporti

Po turp i madh në Istog

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:39
Palestra me najlon, duke u mbrojtur parketi nga shiu

Palestra sportive në Istog nuk i ka as tre vite që është përuruar dhe i madh dhe i vogël u gëzuan aq shumë, sa nuk mund të përshkruhet me fjalë për faktin se ky qytet simpatik për herë të parë në histori u bë me palestër.

Po kush e ka menduar që ende pa u bë as tre vite, kjo palestër do të shndërrohet në turpin e turpit!

Kur bie shi çatia pikon, mbulohet palestra me najlona që të mbrohet parketi, disa kove siç shihen edhe në foto, të paktën ta shpëtojnë atë që mos të shndërrohet në një pishinë të improvizuar! Ku është komuna e Istogut? 

Image

Një kove gati e mbushur me uji, nga çatia që pikon 

Ku është drejtoria e sportit në Istog?

Kush është përgjegjës për këtë turp? Kush duhet të jap llogari?

Kur Fikret Shatri, ish basketbollist, aktualisht trajner i KBM Istogu, para 2 viteve, ka ngritur këtë shqetësim, disa e quanin si njeriu i krisur.  

Po ja e vërteta që i dhemb dikujt, ku ka ardhur palestra. Shatri e ka ngritur me kohë shqetësimin, ka kërkuar përgjegjësi për punën që u bë në palestër, ja në farë derexhe u ardhur.

Turpi i madh, kur të luani lojën, luani me ombrella nëse ia lejojnë propozicionet e garave! Komuna dhe drejtoria mos të heshtin, të dalin publikisht ta sqarojnë këtë turp që po ngjan në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat