Emri i madh i sportit, me nënshtetësinë kroate, tregon për turpin e Putinit 

Sporti

Emri i madh i sportit, me nënshtetësinë kroate, tregon për turpin e Putinit 

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2023 Në ora: 15:39
Garry Kasparov

Ish shahisti i mirënjohur, Garry Kasparov, nuk jeton në Rusi që nga viti 2013, kur shkoi në New York të SHBA-së. 

Që nga viti 2014, ai jeton në Kroaci, në qytetin Podstrana afër Splitit. 

Së fundmi ka marrë nënshtetësinë kroate.

Garry Kasparov po promovon “Grand Chess Tour”, turne që do të mbahet në Zagreb në korrik dhe në të cilin do të marrin pjesë shumë emra të njohur nga bota e shahut. 

Në një intervistë për mediumin kroat “Veçernji list”, ka kritikuar ashpër Vlladimir Putinin.

Ai tha se nuk duhet të lejohet që garuesit rus dhe bjellorus të garojnë në garat ndërkombëtare.  

“Derisa të marrin një qëndrim të fortë kundër luftës dhe pushtimit rus të Ukrainës, derisa të distancohen qartë nga regjimi fashist i Putinit, unë nuk do ta mbështesja pjesëmarrjen e tyre.

Është një shtet kriminal i drejtuar nga Putini dhe mafia e tij. Manipulimi i testeve të dopingut është pjesë e mentalitetit të tyre. 

Ata besojnë se mund të mashtrojnë, se janë mbi të gjitha ligjet.

Nuk mund të krahasohet me agresionin ndaj Ukrainës, por këto ishin hapat e atyre që besojnë se janë mbi çdo sanksion ndërkombëtar”, thotë Kasparov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat