KOK: Heqja e vizave lajm i mirëseardhur për sportin e Kosovës

Sporti

KOK: Heqja e vizave lajm i mirëseardhur për sportin e Kosovës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se lajmi për liberalizimin e vizave është i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës.

Posaçërisht për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Vendimi për liberizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare”.

KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat