Ndal dhunën në sport! Po u bë me pozitë servili, nesër të thotë baba kryetar!

Sporti

Ndal dhunën në sport! Po u bë me pozitë servili, nesër të thotë baba kryetar!

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:26
Pamje nga rrahja e mbërmshme në Vushtrti

Është koha që të gjithë të bashkohen, Institucionet sportive, tifozët e mirëfilltë dhe të gjitha mekanizmat relevant, të luftohet huliganizmi në stadiume dhe palestrat sportive.

Është koha që të kemi ligjin në Kosovë, tifozi që futet në fushë, minimumi 3 vite burgim.

Është koha që huliganët të largohen nga stadiumet dhe palestrat sportive, klubet së bashku me tifozët e mirëfilltë në qytetet e tyre, me mekanizma shtetëror, t’i identifikojmë dhe t’i arrestojnë të gjithë ata që shkaktojnë dhunë në tribuna.

Është koha që të luftohen karrieristët, profiterët dhe servilët e pacipë, sepse edhe këta në një formë i kontribuojnë dhunës, për llogaritë e tyre!

Kosova nuk ka djem e vajza, mos e bë Zot, që dikush të bie viktimë nesër në stadium e palestra sportive.

Krenari e patriotizëm është të luftohen huliganët, karrieristët, profiterët dhe sevilët!  Sepse servilit, po i dhe post, nesër hesht dhe të bart çantën pa asnjë mëdyshje.

Po u bë me post servili, nesër të thotë baba kryetar!

Ta ruajmë jetën e çdo qytetari, ata pak huliganë, profiterë e servilë, të luftohen e të janë sa më larg sportit!

Jeta është e shenjtë! Kjo çka pamë mbrëmë në Vushtrri, trishtim! Ndal dhunën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat