Mundja gati për turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”

Sporti

Mundja gati për turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:51
Pamje nga një garë

Më datat 13-14 maj, në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, do të zhvillohet turneu i përvitshëm ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo”.

Ky event do të organizohet nga Federata Shqiptare e Mundjes (FSHM), që nderon një nga figurat e këtij sporti, ish-president i saj.

Në këtë turne, që ka marrë statusin ndërkombëtar, do të marrin pjesë mundësit më të mirë nga Shqipëria, rajoni e jo vetëm. Sipas Federatës, do të vijnë mundës nga 11 shtete të ndryshme të botës, si Kosova, Rumania, Izraeli, Italia, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania, Kazakistani etj.

Për pasojë, pjesëmarrja do të jetë e madhe dhe pritet që rivaliteti e niveli që do të shohim në tapet po aq i madh. Ky event përkon me vitin që Tirana është “Qyteti Europian i Sportit”.

Duelet do të zhvillohen si në stilin e lirë ashtu dhe atë greko-romak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat