Ministri Çeku vizitoi KOK-un, mësohet arsyeja

Sporti

Ministri Çeku vizitoi KOK-un, mësohet arsyeja

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku së bashku me zëvendës-ministren, Daulina Osmani vizituan sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ku u pritë nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Aryseja e kësaj vizite ishte kandidatura e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Të palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin në kryerjen e punëve para vizitës së komisionit inspektues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në muajin korrik të këtij viti.

Po ashtu, KOK dhe MKRS diskutuan edhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, EYOF-in veror Maribor 2023, Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, si dhe Lojërat Mesdhetare në rërë Heraklion 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat