Gjoshi kualifikohet në gjysmëfinale të garave të kajakimit

Sporti

Gjoshi kualifikohet në gjysmëfinale të garave të kajakimit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:02
Gjoshi

Lorand Gjoshi është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Gjoshi doli i 20-ti nga 66 garues në disiplinën e sllallomit.

Në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e vajzave, garoi Blandine Xhemajli, e cila nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, duke u renditur e 41-ta.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën, sikurse disiplina kros, ku garojnë të dy garuesit tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat