Muhamet Ramadani shkëlqen, i argjendtë në Kongo

Sporti

Muhamet Ramadani shkëlqen, i argjendtë në Kongo

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:49
Muhamet Ramadani

Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka shënuar sukses të madh në Kongo, duke u stolis me medalje të argjendtë në  Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

Komiteti Olimpik i Kosovës e lartëson rezultatin e talentit të madh të atletikës në vendin tonë.

“Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij. 

Atleti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në hedhje të gjylës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

Rezultati i tij ishte 18.36 metra.

Është kjo medalja e dytë për atletikën në Kinshasa 2023, pas të argjendtës së Gresa Bakraqit dhe e treta për Kosovën.

Urime Bakraqit, Ramadanit dhe trajnerit të tij, Shaban Ramadani, që ndodhet në Kinshasa, dhe gjithë komunitetit të atletikës”, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat