Botërori i Qitjes, Shqipëria 6 sportistë

Sporti

Botërori i Qitjes, Shqipëria 6 sportistë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Baku është mikëpritësja e kampionatit që sjell në konkurrim 101 shtete e 1300 garues!

Shqipëria është pjesëmarrëse në Kampionatit Botëror të Qitjes, i cili ka nisur të martën në Baku të Azerbajxhanit. Në të marrin pjesë 1300 sportistë, të cilat përfaqësojnë 101 shtete, ndërsa në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij kampionati ka parakaluar dhe flamuri shqiptar.

Qitja kuqezi përfaqësohet me gjashtë sportistë, të cilët janë Gresia Balili, Manuela Delilaj, Manjola Konini, Kristina Anxhara, Elion Lati dhe Henri Rrufa.

Garat kanë nisur zyrtarisht të mërkurën, ndërsa e enjtja nis përfaqësimi ynë në disiplinat e pistoletës dhe të pushkës me shpresën e një përfaqësimi të mirë, pse jo dhe të marrjes së pikëve që do të mund të japin normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ky është aktiviteti më i rëndësishëm ndërkombëtar për qitjen shqiptare për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat