Presidentja e Kosovës: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Sporti

Presidentja e Kosovës: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku sot është vendosur në Asambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në Kretë të Greqisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar si triumf i jashtëzakonshëm i sportit tonë.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar! 

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe. 

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat