Vela i reagon Komitetit Olimpik të Serbisë

Sporti

Vela i reagon Komitetit Olimpik të Serbisë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:17
Vela

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030. Kështu është vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbajtur në Heraklion të Greqisë. Pesëdhjetë e pesë vota kanë qenë pro, tetë kundër dhe tri abstenime.

Por ky vendim nuk i ka pëlqyer Komitetit Olimpik të Serbisë.

Sipas komitetit të vendit fqinjë të Kosovës, ky vendim ishte skandaloz, derisa përmend edhe praninë e kryeministrit Kurti kur u mbajt votimi.

Shefi i stafit të Presidencës Blerim Vela, ka reaguar ndaj Komitetit Olimpik të Serbisë.

“Mendoj se ka më shumë kuptim të thuhet: “Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”. Në vend të thirrjes shoviniste të luftës të lyer me sprej nëpër Serbi”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘X’, i njohur më parë si ‘Twitter’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat