Ismet Krasniqi e Besim Aliti pritën komisionin vlerësues të ACES Europe

Sporti

Ismet Krasniqi e Besim Aliti pritën komisionin vlerësues të ACES Europe

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:00
Pamje nga pritja

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot komisionin vlerësues të ACES Europe, të cilët po e vizitojnë Prishtinën, me rastin e shpalljes zyrtare të kandidaturës për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.

"Presidenti Krasniqi, duke falënderuar komisionin për vizitën, foli për të arriturat dhe sfidat e sportit tonë, derisa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar bashkëpunimin me Prishtinën në këtë projekt të rëndësishëm për sportin dhe sportistët tanë.

I pari i KOK-ut përmendi edhe bashkëpunimin e mirë që kemi me Prishtinën në projektin e përbashkët të fituar – Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Nga ana e tij, Hugo Alonso, sekretar i përgjithshëm i “Aces Europe”, duke falënderuar KOK-un për mikpritjen, shprehu entuziazmin e tij për të arriturat e sportit tonë, me theks të veçantë komunës së Prishtinës për të marrë primatin me titullin e lartpërmendur.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues tjerë të lartë të këtij komisioni si Vincenzo Lupattelli e Berislav Çizmek, zëvendësministri i Sportit dhe Arsimit të Shqipërisë, Endrit Hoxha dhe drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Titullin “Qyteti Evropian i Sportit”, në vitin 2023 e mban Tirana", njofton KOK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat