Driton Kuka është mbret i sportit dhe çudia në disa sporte tjera në Kosovë që fitojnë në shpinë të fëmijëve! 

Sporti

Driton Kuka është mbret i sportit dhe çudia në disa sporte tjera në Kosovë që fitojnë në shpinë të fëmijëve! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 nëntor 2023 Në ora: 21:24
Driton Kuka

Në disa sporte i shuajnë talentet sepse talenti nuk ka pare, ai që nuk ka talent ka pare por me pare nuk bëhesh lojtar e as sportist!

Nuk pikën nga qielli garuesit e Driton Kukajt.

Janë fryt i punës së Driton Kukajt.

Nuk janë blerje nga jashtë, por janë prodhim i Driton Kukajt!

Nuk dha mijëra e qindra mijëra euro për të blerë si do sporte lojtarë të rangut të 4-5 por i zbuloi dhe i formoi dhe solli medalje olimpike e çka jo mbreti i sportit Kuka.  

Çka po du me thënë, sllovenët e gjermanët e shumë kombe tjera thonë: “Kosova ka shumë të reja e të rinj”.

Talenti të Driton Kuka ka hapësirë dhe bëhet emër botërorë.

Nuk shuhet talenti të Driton Kuka siç shuhen të disa sporte sepse 

Kuka investon dhe e ngrit në nivelin më të lartë.

Sa shkolla u hapë në futboll e basketboll, u kënaqen duke iu marrë para fëmijëve në baza mujore. 

Kush ka pare bëhet sportist, kush nuk ka pare, Zoti e ndihmoftë, kështu është logjika në disa sporte.

Pasurohen në kurriz të fëmijëve! 

Po me pare nuk blihet talenti, por talenti lind. Maradona, van Basten, Gullit, Messi, Ronaldoi Brazilit, Ronaldo i Portugalisë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka etj. kanë lindur futbollistë dhe nuk janë bë më pare.

Po t’i kishim sot pesë Driton Kuka në sportet të ndryshme në Kosovë, sot do të kishim punët shumë më mirë.

Dje dhe sot i solli Kosovës katër medalje nga Kampionati Evropian i xhudos, Distria Krasniqi (-52 kg) – e argjendtë. Akil Gjakova (- 73 kg), Nora Gjakova (57 kg) dhe Laura Fazliu (- 63 kg) – të bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat