​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Sporti

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:08
Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, e arriti me sukses synimin e tij.

Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje.

“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme.

Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat