Kryemjeshtri Marin Petrov nga Bullgaria-fitues i Trofeut 28 Nëntori 2023

Sporti

Kryemjeshtri Marin Petrov nga Bullgaria-fitues i Trofeut 28 Nëntori 2023

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 28 nëntor 2023 Në ora: 22:14
Shahistët

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Capital Pallace në Prishtinë është zhvillua Turneu Ndërkombëtar e shahut "28 Nëntori-Dita e Flamurit 2023". 

Në këtë turne pjesëmarrës ishin 92 shahistë nga Izraeli, Ukraina, Bullgaria, India, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Trinidad Tabaco dhe nga Kosova.

Pjesëmarrës ishin 4 Kryemjeshtër, 3 Mjeshtër Ndërkombëtar, 8 Mjeshtër FIDE e të tjerë.

Garat u zhvilluan sipas sistemi zvicëran në shahun blic 3 minuta + 2 sekonda.

Shahistët dhe të pranishmit i përshëndeti Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke ju uruar 28 Nëntorin-Festën e Flamurit dhe njëherësh të zhvillojnë garë fer dhe korrekte.

Ndërkaq gjyqtari kryesor, Burhan Misini i njohu shahistët me rregullat e lojës në këtë turne.

Fitues i Trofeut 28 Nëntori-Dita e Flamurit 2023 është Kryemjeshtri nga Bullgaria, Marin Petrov me 11 pikë nga 13 parti të zhvilluara.

Pas tij u renditën, Konstatin Tarlev/Ukrainë/ 10,5, Evgeny Postny/Izrael/ 10,  Ardian Jashari /Kosovë/10, Nderim Saraçi/Kosovë/ 9,5, Sulejman Suloviq/Serbi/ e kështu me radhë.

Diana Tarleva/Ukrainë/ me 9 pikë ishte femra më e dalluar.

U shpërblyen edhe: Naim Igrishta /Kosovë/Elo 1900 dhe Faruk Seferoviq/Serbi/ me Elo 2100 si dhe S65-Lubomir Iliq/Maqedoni e Veriut/.

Fondi shpërblyes për këtë turne ishte 1000 euro, kurse fituesi u shpërblye me 300 euro.

Drejtësinë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat