Olimpiada Paris 2024, kryefjala në kryeqytetin e Francës

Sporti

Olimpiada Paris 2024, kryefjala në kryeqytetin e Francës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Olimpiada Paris 2024, është kryefjala në kryeqytetin e Francës.

Përgatitjet për këtë veprimtari madhore kanë nisur prej kohësh, e përgatitja e ushqimit që do t’u serviret sportistëve gjatë ditëve të Olimpiadës është një nga gjërat e rëndësishme të organizatorëve.

Kuzhina në restorantin e përkohshëm në fshatin Olimpik do të jetë e hapur 24 orë, duke shërbyer pjata të jashtëzakonshme.

Aktualisht janë 5 shefa kuzhine, të cilët po krijojnë receta origjinale dhe është menduar që mesatarish do të shpërndahen deri në 40 mijë vakte ushqimore në ditë.

Ato duhet të plotësojnë një sërë kriteresh dhe kufizimesh për t’u servirur sportistëve. Deri në nisjen e olimpiadës do të ketë edhe një konkurs, gjatë të cilit do të kualifikohen recetat më të shëndetëshme për sportistët. Quinoa me ullinj, supë me thjerrëza dhe supë qengji me erëza janë disa pjata të përgatitura.

Por do të ketë edhe ushqim për atletë që vijnë nga kontinente të tjera, përshembull: tabule libaneze me bulgur organik me drithëra integrale dhe mish derri me erëza. Një nga shefat e kuzhinës do të gatuajë për sportistë tekanjozë si LeBron james dhe Kylian Mbappe. Një tjetër shef i kuzhinës franceze, ka përgatitur pothuajse 550 receta për të trajtuar atletët pa kompromentuar aspak performancën e tyre.

Këtë verë, në tryezën olimpike priten të ulen 15 mijë sportistë, me kultura kulinare shumë të ndryshme.

Në verën e vitit 2024,  gastronomia franceze do të marrë pjesë me siguri në Olimpiadë, pasi ajo ka edhe një histori për të mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat