Klubi i pingpongut Priping në Zagreb

Sporti

Klubi i pingpongut Priping në Zagreb

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
KPP Priping

Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina, nënkampion i Superligës së Kosovës, do të marrë pjesë në garën prestigjioze evropiane, ‘European Trophy’ faza e grupeve, e  që është paraparë të zhvillohen në Zagreb nga data 8 deri me 10 dhjetor.

KPP Priping është klubi i parë i Federatës së pingpongut të Kosovës që merr pjesë në një garë Evropiane, ku do të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë në grup me SK Vydrany (Sllovaki), SPG Linz (Austri), TTC Zagreb (Kroaci) dhe STK Vyhne (Sllovaki).

“Përfaqësuesit e klubit theksojnë se janë të përgatitur për sfidat që i presin dhe shprehen optimistë për paraqitje të mirë në këtë arenë ndërkombëtare.

Ata për këtë fazë kanë regjistruar në FPPK disa lojtarë të huaj të cilët do jenë përforcim për paraqitje sa më të mirë në fazën e parë, duke shpresuar që të kalojnë në fazën e dytë.

Edhe pse një klub i ri i FPPK-së, ‘’Priping’’ shpejt ka bërë vend në Superligën e Kosovës, duke u shpallur disa herë nën kampion i Superligës dhe ligës unike Kosovë Shqipëri dhe kampion i Kupës së Kosovës në vitin 2022, andaj edhe synimi i tyre për një paraqitje të mirë të pingpongut kosovarë pritet të jetë i denjë në Europe Trophy”, njofton FPPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat