Enver Idrizi emërohet drejtor i kombëtares së Kosovës 

Sporti

Enver Idrizi emërohet drejtor i kombëtares së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:59
Enver Idrizi

Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, është emëruar drejtor i kombëtares së Kosovës në karate.  

Bordi ekzekutiv i FKK-së ka marrë vendim për emërimin e Idrizit, duke kompletuar kësisoj edhe stafin e kombëtares.

“Bordi Ekzekutive i FKK-sk mbajti mbledhjen e parë konstituive pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa Vendime për të cilat Klubet e FKK-së janë njoftuar sot!

Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat