​Nga Agjencia e Anti-dopingut tregojnë nëse ka sportistë që po vuajnë dënime për shkelje të këtij ligji

Sporti

​Nga Agjencia e Anti-dopingut tregojnë nëse ka sportistë që po vuajnë dënime për shkelje të këtij ligji

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:45
Bernard Tahirbegolli

Ditëve të fundit u raportua se basketbollisti kanadez, Jordy Tshimanga është përfshirë në testet pozitive për doping, por deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur Bernard Tahirbegolli nga Agjencia Kosovare e Anti-Dopingut (KosADA). Ai ka thënë se kjo agjenci deri më tani marr asnjë vendim për suspendimin e ndonjë lojtari në Kosovë.

Tahirbegolli: Asnjë lojtar nuk është suspenduar për anti-doping

“Çështja është se ne nuk kemi asnjë vendim për suspendim të atij lojtari, lojtarit në fjalë që jeni duke pyetur dhe ai nuk është i suspenduar. Nëse është testuar ndoshta është në proces të ndonjë analize të tij, mirëpo për këtë nuk mund të jap asnjë informatë sepse janë konfidenciale të laboratorit. Ne si KosADA, ose komisioni disiplinor që është nuk e kemi marr asnjë vendim, jo për këtë, por për asnjë prej kur kemi filluar në vitin 2021 të testojmë deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për të thënë është suspenduar ky apo ai tjetri”, ka thënë Tahirbegolli.

Tutje, Tahirbegolli ka bërë të ditur se deri pak muaj më parë ka pasur lojtar kosovar që kanë vuajtur dënime për shkak se kanë rezultuar pozitivë në testet anti-doping.

Tahirbegolli: Ka pasur lojtar kosovar që janë dënuar për shkelje të anti-dopingut

“Ne kemi lojtar edhe kosovar por edhe të huaj që kanë dal pozitiv në vende të tjera edhe e kanë vuajtur dënimin. Aktualisht nuk kemi në Kosovë asnjë lojtar që është duke e vuajtur dënimin, mirëpo kemi pasur deri para pak muajve kemi pasur lojtar të Kosovës që janë duke e vuajtur një dënim por janë testuar diku tjetër, nuk e kemi testuar ne, mirëpo e kemi monitoruar që ai nuk po vie të luajë ose e kemi bërë të ditur me federatën që një lojtar i caktuar nuk mund të luaj".

Ndryshe, KosADA, është organizatë e përcaktuar nga vendi si autoriteti kryesor në nivel kombëtar për programet anti-doping në nivel vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat