Shemshiu dhe Gakidova takuan Llogën

Sporti

Shemshiu dhe Gakidova takuan Llogën

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Federatës së shahut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Shemshiu dhe sekretarja e bordit drejtues, Aleksandra Gakidova, kanë takuar Kreshnik Llogën, me të cilin biseduam rreth kampionatit evropian në shah RAPID dhe BLIC 2024, që do të mbahet në Shkup, në dhjetor 2024.

"Takim me nënkryetarin e Federatës së shahut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Shemshiu dhe sekretaren e bordit drejtues, Aleksandra Gakidova, me të cilët biseduam rreth kampionatit evropian në shah RAPID dhe BLIC 2024, që do të mbahet në Shkup, në dhjetor 2024.

Mbetemi edhe më tej të përkushtuar për tu dhënë mbështetje institucionale sportistëve dhe federatave sportive në vend.

Në këtë drejtim kohë më parë përgaditëm edhe ndryshimet në Ligjin për sport, ndërsa bashkërisht me ekspertë të fushës do të përgadisim edhe ligjin e ri", shkruan Lloga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat