Alma Loki kampione e Ballkanit! Halil Mahalla: Rezultati i parë në historinë e Kosovës 

Sporti

Alma Loki kampione e Ballkanit! Halil Mahalla: Rezultati i parë në historinë e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 13:56
Halil Mahalla e Alma Loki

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Alma Loki, është kampione e Ballkanit në kata.

Vajza nga Ferizaj, anëtare e KK Kastriotit e me kryetrajner Gani Mahalla, ka bërë mrekullinë në kryeqytetin e Malit të Zi.

Nuk ka si mos të jetë në qiellin e shtatë edhe presidenti i klubit Halil Mahalla, për këtë sukses të madh të syshqiponjës Alma.

Image

Alma Loki në mes 

“Kampione për seniore në kata në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Rezultati i parë në historinë e Kosovës në Kata.

Urime kampione, vazhdojmë tutje me suksese”, ka shkruar Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat