Pronari i “Leicester Cityt” shpërblen futbollistët me nga një super veturë

Sporti

Pronari i “Leicester Cityt” shpërblen futbollistët me nga një super veturë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 23:47
Leicester Cityt

Pronari i klubit të “Leicester Cityt”, Vichai Srivaddhanaprabha ka shpërblyer me nga një super veturë futbollistët e tij, pas fitimit të titullit në Ligën Premier.

Në fillim u fol se pronarët tajlandez të “Leicester Cityt” i kanë blerë lojtarëve nga një makinë elektrike “Mercedes Benz B-Class”, por në vend të kësaj, iu kanë blerë nga një super makinë të re “BMW i8s”.

“Këto janë dhuratat që iu janë premtuar lojtarëve për triumfin e sezonit të kaluar. Pamje e pabesueshme!”,- shkruhet në një njoftim të faqes së ‘Dhelprave’.

Një makinë e tillë besohet se kushton me një çmim prej 104.540 funte, ku të gjitha këto do t’i kushtojnë shefit të Leicesterit gati 2 milionë euro.

“BMW i8” kombinon një motor elektrik me një motor benzine prej 1.5-litër, teksa arrin shpejtësi 62mph në 4,4 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 155mph.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat