Hoxha tregohet i jashtëzakonshëm në Rio

Sporti

Hoxha tregohet i jashtëzakonshëm në Rio

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 18:50
Tabela

Sidni Hoxha fitoi baterinë e tij në garën e 50 metrave duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat e duke vendosur njëkohësisht dhe rekord kombëtar në garën e 50 metrave për meshkuj, transmeton Super Sport. Hoxha, që përpara garës ishte ankuar për një gafë të rëndë të drejtuesve të Komitetit Olimpik se i kishin deklaruar gabim kohën, vërtetoi se ishte i jashtëzakonshëm në baterinë e tij duke u shkëputur që në fillim nga 5 konkurrentet e tjerë në këtë bateri dhe duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat