Ngjitja e shkallëve, thyhen rekorde në Pekin

Sporti

Ngjitja e shkallëve, thyhen rekorde në Pekin

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 17:20
Piotr Lobodzinski

Një disiplinë e re sportive ka bërë për vete shumë persona vitet e fundit. Ajo është vrapimi mes shkallëve të qiellgërvishtësve më të mëdhenj në botë. Gara e 7-të për këtë vit në Cirkuitin Botëror u zhvillua në kryeqytetin e Kinës, Pekinin, ku morën pjesën 650 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshe. Objektivi ishte prerja e finishit në majën e kullës 330 metra të lartë, teksa duhet të ngjisnin 82 kate, dhe 2041 shkallë. Për meshkuj fitues u shpall polaku Piotr Lobodzinski, që arriti të vendosë dhe një kohë rekord prej 9 minuta e 47 sekonda, duke mbrojtur jo vetëm titullin e tij por duke përmirësuar me 6 sekonda, po rekordin që mbahej prej vetë atij. I dyti pas tij në finish mbërriti, Mark Bourne i Australisë, me 10 minuta e 13 sekonda, ndërsa i treti kinezi Jia Erenjia. Dhe në renditjen e përgjithshme, është Lobondiznki ai që kryeson me 400 pikë në total. Sa i përket femrave, e para në finish mbërriti kampionia në fuqi, australiania Suzy ëalsham, që la pas kinezen Gao Meng dhe bashkombasen e saj Alice McNamara. Kjo ishte fitorja e katër radhazi për ëalsham gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat