Qeveria e Kosovës e gatshme të ndihmojë Maqedoninë pas vërshimeve

Aktuale

Qeveria e Kosovës e gatshme të ndihmojë Maqedoninë pas vërshimeve

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 12:12
ilustrim

Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat në Maqedoni, që humbën jetën nga moti i ligë.

Në një njoftim për media thuhet se Qeveria e Kosovës, është e gatshme për të dërguar në ndihmë njësitë të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje.

”Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat