Policia heq veturat nga parkingu privat përballë Kuvendit

Aktuale

Policia heq veturat nga parkingu privat përballë Kuvendit

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 10:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës po vazhdon mobilizimin lidhur me protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ata tanimë kanë hequr edhe veturat që ishin në parkingun privat përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Siç raportojnë ekipet e KosovaPress-it në terren, Policia e Kosovës nuk po lejon të kalojnë as këmbësorët nëpër trotuarin që është afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat