Pjesëtarët e FSK-së nga Brigada për Reagim të Shpejtë nisen për Wells

Aktuale

Pjesëtarët e FSK-së nga Brigada për Reagim të Shpejtë nisen për Wells

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 09:32
Kontigjenti i Forcës së Sigurisë

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), prej 13 pjesëtarësh të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), u nis sot për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në një gare të madhe ushtarake, e cila  do të zhvillohet në Wells. 

Për të përcjellë ekipin e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”  në Prishtinë, kishin dalë edhe  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman  Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli,  komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë,  kolonel Xhevahir Geci, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel  Naim Haziri etj.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral  Rama duke ju dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë  në këtë garë,  ndër të tjera theksoi: “Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë,  dhe unë pres  rezultate të mira.   Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK- në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët.

Kontigjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretësinë e bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat