Musliu: T'i thuhet mjaft Listës Srpska

Aktuale

Musliu: T'i thuhet mjaft Listës Srpska

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 20:55
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë asnjë kompromis në raport me Listën Srpska, pas bojkotit që kjo e fundit po i bën institucioneve të vendit.

Musliu ka thënë se Srpska nuk ka asnjë arsye të braktisë institucionet e Kosovës.

Musliu, e cila është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të PDK'së, ka thënë në Tribuna Channel se ka kaluar koha kur janë bërë kompromise me këtë listë, dhe se janë sjellë me ta sikur ndaj një fëmije të vogël, duke e këshilluar.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, ajo ka thënë se PDK është gatshme të kontribuojë në këtë çështje. 

Grupi Parlamentar i kësaj partie, thotë ajo, do të jetë unik kur kjo çështje të kthehet në Kuvend. Kosova, sipas saj, nuk e ka luksin të humbë kohë më shumë në këtë kohë.

Musliu ka folur edhe për punën e Qeverisë. Ajo ka thënë se Isa Mustafës nuk i është dhënë hapësire nga opozita dhe është penguar nga ta për të qeverisur me vendin.

Për PDK'në, që sot ka shënuar 17 vjetorin e themelimit, Musliu ka thënë se është e konsoliduar, dhe e preferuar nga qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat