Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Aktuale

Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:18
Haki Demolli

(E plotësuar) - Pritja e refugjatëve ne kufi, sistemimi i tyre, ndalimi i kontrabandimit me refugjatë nga ana e trafikantëve, menaxhimi i krizës, operacionet humanitare dhe fatkeqësitë natyrore, ishin disa nga skenat e improvizuara nga pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin fushor “Shqiponja 5”, i cili u mbajt në Nashec.

Ministri  i Forcës së Sigurisë Haki Demolli i cili ishte i pranishëm në përmbyllje të këtij ushtrimi tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor, është që të testohet, demonstrohet dhe verifikohen kapacitetet njerëzore dhe ushtarake të FSK-së si dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme, çoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë. Ndërsa tha se me kapacitete që e ka dhe të cilat po i tregojnë çdo ditë, FSK është e gatshme që të bëhet ushtri.

Demolli: FSK e gatshme të bëhet ushtri

“Nga ajo çka pat ju. Nga ajo që pamë ne, mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet, aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore. FSK është e gatshme që të marrë obligime dhe detyra të tjera. Që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në forcë të armatosur të Kosovës. Nga ky vend kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës, sa më parë që është ë mundur t’i aprovoj amendamentet kushtetuese, të aprovoj Draftligjin, të cilin tanimë ia kemi përcjell Qeverisë së Kosovës, sepse vërtetë FSK është e gatshme për transformim në forcë të armatosur të Kosovës. Me qëllim të krijimit të një force, e cila në të ardhmen do të jetë e gatshme që së bashku me Qeverinë e Kosovës, të integrohet në NATO dhe integrime tjera euroatlantike”, tha ai.

E komandanti i FSK së Rrahman Rama tha se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë vlerësimi i kapaciteteve të FSK-së. Ndërsa tha me profesionalizimin e treguar të FSK-së është arritur qëllimi dhe synimi i tyre.

Rama: Me profesionalizimin e treguar, arritëm qëllimin tonë

“Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi, ka qenë që të behet vlerësimi i kapaciteteve të FSK- së, por njëkohësisht t’i testojmë qofte ne kuptimin profesional personelin tonë, por edhe pajisjet me parterët tanë. Qëllimi ka qenë që te jemi të ndëveprueshëm dhe me partnerët  tanë, por njëkohësisht dhe me institucionet vendore.  Unë mendoj që me ketë ushtrim, me këtë profesionalizëm të treguar, e kemi arritur qëllimin dhe synimin tonë. Kjo po dëshmon edhe njëherë së FSK është e gatshme, i ka arritur kapacitetet e veta është e gatshme të punoj, bazuar në mandatin që e ka. Por gjithmonë duke u parapërgatitur edhe për detyra të reja që mund të dalin në të ardhmen”, tha ai.

Ndryshe, ushtrim fushor “Shqiponja 5”, i cili ka zgjatur pesë ditë,  është mbajtur në bashkëpunim me gardën nacionale të AIOW-as si dhe pjesëtarë të ushtrisë amerikane për Evropë. Ne të kanë qenë të kyçur dhe pjesëtarë të KFOR-it. Demonstrimi i kapaciteteve  njerëzore dhe teknike të FSK- së,  është zhvilluar në praninë e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia.

***

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se FSK-ja e ka kryer me sukses planin e saj operativ në mënyrën më të mirë dhe sipas tij kjo dëshmon edhe njëherë  se kjo forcë është  e gatshme që të marrë edhe detyra të reja kushtetuese, pra të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Sipas tij, ministria që ai e drejton ka punuar në  mënyrë të vazhdueshme dhe ka kryer të gjitha procedurat të cilat i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës.

Demolli gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin fushor “Shqiponja 5”  që u realizua sot në bjeshkët e Malësisë së Hasit njëherit i ka bërë thirrje Komisionit përkatës parlamentar që ta  procedojë  në Kuvend projektligjin për transforimin e FSK-së në FAK.

Formimi i FAK-ut pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama që ishte i pranishëm poashtu në këtë ushtrim tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi të reja që  i ngarkohen me Kushtetutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat