Zogaj: Zgjedhjet në Drenas janë një test për Kadri Veselin

Aktuale

Zogaj: Zgjedhjet në Drenas janë një test për Kadri Veselin

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 21:24
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se zgjedhjet në Drenas mund të konsiderohen si një “test për kryetarin e PDK-së Kadri Veselin”.

“Zgjedhjet në Drenas janë një test për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin”.

Zogaj, i ftuar në emisionin Zona B  tha se Lladrovci është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Tiranë për tu bërë kryetar i Drenasit.

“Figura e Lladrovcit është ajo e cila u tërheqë nga një ambasador në Tiranë, i cili do të kunkurrojë për kryetar të Drenasit”.

“Ky kryetar do të udhëheq për disa muaj, meqë zgjedhjet lokale janë afër, nëse Lladrovci fiton ai do ta kuptojë se a do të jetë ai kandidati edhe përzgjedhjet e ardhshme.

“Nëse jo, ai do të provojë me ndonjë kandidat tjetër”, ka thënë Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat