Reagon nipi i Behgjet Pacollit për ndalesën e Namazit në FSK

Aktuale

Reagon nipi i Behgjet Pacollit për ndalesën e Namazit në FSK

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:20
Agon Pacolli

Agon Pacolli, nipi i Behgjet Pacollit, përmes një statusi të postuar në faqen e  tij në facebook, ka reaguar në lidhje me ndalimin e namazit gjatë kohës kur ushtarët janë në shërbim FSK-së.

Ai në këtë status ka shkruar për një ndodhi që ai e kishte përjetuar në vitin 2012, kur ai ishte ushtar në ushtrinë Zvicerane.

Ja postimi i tij i plotë

Agon Pacolli ndanë me ne kujtimin që kishte në ushtrinë Zvicërrane

Me kujtohet në vitin 2012 kur isha ushtar në ushtrinë Zvicërrane si tenkist në Bttr. Art. 49, dhe kam shpreh shqetësimin tim rreth faljes së namazit gjatë aktivitetet. Përgjigja nga komandanti ishtë shumë e qartë:"ndegjo, ti praktikat tuaja fetare gjithqysh duhesh me i kry, dhe nëse dikush të pengon në këtë apo thjeshtë shpreh urrejtje apo të ofendon, me njofto, pastaj ne dimë çfarë të veprojmë!". 

Ah! sa për info, në fund të detyres time ushtarake jam zgjedh ushtari i tret më i disiplinuar. 
Diçka për diskriminim?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat