Nisin punimet e konferencës të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Aktuale

Nisin punimet e konferencës të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 15:08
Konferenca e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Në Tiranë kanë nisur punimet e konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, në të cilin marrin pjesë Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

Në këtë konferencë e cila do të zgjasë dy ditë do të diskutohen tema dhe projekte të ndryshme që rrisin bashkëpunimin dhe ndihmojnë zhvillimin e këtyre komunave.

Pesë fushat kryesore të diskutimit janë urbanizmi, mjedisi, investimet, transporti publik si dhe inovacionet.

Kyretari i Prishtinës, Shpend Ahemti në një postim në Facebook ka thënë se ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë.

“Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva e fillojnë shkëmbimin e përvojave në pesë fusha. Do ti shtojmë edhe komunat edhe fushat”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat