Inspektorati Policor takim informues me qytetarët e Zubin Potokut

Aktuale

Inspektorati Policor takim informues me qytetarët e Zubin Potokut

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë së tij.

Synimi i këtyre aktiviteteve ishte fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” në veçanti.

Një aktivitet i tillë është mbajtur sot me qytetarët e Zubin Potokut në ndërtesën e Kuvendit Komunal .

 Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare ACDC (Advocacy Center for Democratic Culture) me seli në Mitrovicën e Veriut dhe kishte për synim diskutimet e hapura me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe  rëndësinë e integritetit policor.

Përfaqësuesit nga IPK-ja (këtë takim dhanë shpjegime për qytetarë lidhur me rolin e IPK-së, autorizimet ligjore  si dhe projektit të regjionalizimit të IPK-së  respektivisht hapjen e zyrave rajonale të IPK-së në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat