Haradinaj: Urgjentisht ta bëjmë ushtrinë, shikoni çfarë po ndodhë në rajon

Aktuale

Haradinaj: Urgjentisht ta bëjmë ushtrinë, shikoni çfarë po ndodhë në rajon

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:04
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se është e domosdoshme që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri.

Haradinaj duke folur për kundërshtimin e Listës serbe për ndryshimet kushtetuese me të cilat FSK shndërrohet në ushtri, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë duhet t’ia ndryshojë mandatin dhe FSK të funksionoj si ushtri.

“Është e domosdoshme nga zhvillimet e fundit në rajon dhe nga fqinjët e Kosovës, që FSK-ja të shndërrohet urgjentisht në ushtri. Por FSK s’mund të shndërrohet në ushtri me ndarjen e kaq pak mjeteve nga buxheti i vitit 2017”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat