Haradinaj i ftuar në inaugurimin e presidentit Trump

Aktuale

Haradinaj i ftuar në inaugurimin e presidentit Trump

Nga: G.B Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Bota sot, anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Ftesën e ka marrë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa që nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen, por besoj se do të merr pjesë”, ka thënë Nitaj për Bota sot.

Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump, i cili është presidenti i 45-të i SHBA-ve, do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat