Selimi: Politika të mos jetë më burim i gjitha të mirave dhe të këqijave në vend!

Aktuale

Selimi: Politika të mos jetë më burim i gjitha të mirave dhe të këqijave në vend!

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 20:54
Analisti dhe veprimtari politik, Halil Selimi

Analisti dhe veprimtari politik, Halil Selimi duke uruar për Vitin 2017, ka thënë se politika të mos vazhdojë si zeja më profitabile e dështakëve të të gjitha llojeve, ku mjafton të zotërosh aftësinë e përuljes dhe servilizmit!

Postimi i plot i Selimit:

Sa na mungon Viti i Ri, pa çka se e festojmë çdo vit!

Le të urojmë  që 2017 të jetë vërtetë Vit i Ri

Vit i ndryshimit të madh

Vit i përmbysjes, në kuptimit politik, ku:

Politika të mos jetë më burim i gjitha të mirave dhe të këqijave në vend!

Politika të mos vazhdojë si zeja më profitabile e dështakëve të të gjitha llojeve, ku mjafton të zotërosh aftësinë e përuljes dhe servilizmit!

Politika të mos stimulojë shërbëtorin, demagogun, shpifësin, mashtruesin, pushtin, dhunuesin, hajdutin…

Politika të mos thellojë skamjen, papunësinë, shpresëhumbjen, varfërinë, ikjen…

Politika të mos jetë streha e bosëve, mafiozëve, dilerëve, kontrabandistëve, kriminelëve…

Politika të mos profilizojë intelektualin, mësuesin, edukatorin, artistin, profesorin, biznesmenin, doktori, akademikun, marangozin… por, të bëhet e kundërta!

Politika të mos dominojë “tregun e lirë” si e vetmja mundësi e pasurimit dhe përfitimit të pafund…

Politika të ushtrohet si përgjegjësi kundrejtë votuesit dhe si kundërshpërblim i një votëbesimi të mirëfillitë demokratik, për të gjithë!

Politika të gjenerojë vetëm politikë! Politikë zhvillimore në ekonomi, edukim, shëndetësi, drejtësi, diplomaci, infrastrukturë, punësim, biznes, shkencë, art, sport, kulturë dhe në çdo segment zhvillimor të jetës dhe mirëqenies së qytetarit dhe jo vetëm të pushtetarit!

Dhe, përfundimisht, Kosova të bëhet dhe jo vetëm të quhet Shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik!

Viti i Ri, gjithsesi, do të vijë…

Sa do të doja që 2017 të ishte Vit i Ri!

Gëzuarshi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat